Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, ‘arratisen’ kultivuesit! Procedohen zyrtarët
Një sasi prej 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis është zbuluar dhe asgjësuar nga Policia në fshatrat e Shkodrës.
Në kuadër të hetimeve, 10 zyrtarë lokalë janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që administrojnë.
Aksioni i fundit është përqendruar në territorin e bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, ku janë identifikuar dhe asgjësuar parcela të mbjella në terrene të thella dhe të vështira për t’u aksesuar.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur
Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
D.V., kryetar i fshatit Pecaj
R.M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
N.V., kryetar i fshatit Ndrejaj
L.M., kryetar i fshatit Nicaj
Gj. K., kryetar i fshatit Mollë
L.A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
P.I., kryetar i fshatit Bzhetë
Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj
M.Ç., roje pyjesh