‘Sakrifikoj shumë’/ Grida Duma flet për herë të parë për dashurinë në distancë: Kam ndryshuar…

Aktualitet

‘Sakrifikoj shumë’/ Grida Duma flet për herë të

Grida Duma ka folur në një intervistë televizive, ku ka ndarë reflektime mbi dashurinë, marrëdhëniet dhe sakrificat personale.

Ish-deputetja tha se për të dashuria është thelbi i gjithçkaje, dhe se nuk bën asgjë pa e dashur.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj”, tha Duma.

E pyetur për marrëdhëniet në distancë, ajo u shpreh skeptike.

“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri, është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë.”

Duma ndau edhe mendimet e saj për egon në një marrëdhënie dhe sfidat që vijnë me të: “Egoja pengon shumë… që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.”

Ajo zbuloi gjithashtu se ka bërë ndryshime të dhimbshme në veten e saj për të ruajtur një lidhje: “Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica.”

ME TE LEXUARAT