Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 71 numri i viktimave

Bota

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 71 numri i

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e menjëhershme në Teksas, në jug të Shteteve të Bashkuara, është rritur në 71, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane sot, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur rreth 10 fëmijë me mësuesen e tyre që ende rezultojnë të zhdukur.

Fuqia e ujit madje rrëmbeu shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadalupe u rrit me tetë metra brenda një ore.

Në fakt, qytetarët ankohen se mesazhi për t’u larguar mbërriti pas katastrofës. Një video tregon qytetarët që vrapojnë për t’u larguar para se uji t’i mbulojë.

Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën pjesë të Teksasit qendror të premten, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

ME TE LEXUARAT