Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjes së Ervis Martinaj, nuk hiqen sekuestrot për pasuritë

Aktualitet

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjes së Ervis

Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë të tij të cilët kërkuan heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.

Sipas mbrojtësve ligjor, kjo kërkesë është dërguar në Gjykatë prej rreth dy vitesh ndërsa afatet ligjore përcaktojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.

Sipas tij, kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025.

Bani tha se masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi.

Gjykata vlerëson se Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor e për këtë arsye nuk jemi në kushtet e shuarjes. Si përfundim, rrëzohet kërkesa për shuarjen e masës së sekuestros së pasurive të Martinajt.”

Në vitin 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme Ervis Martinajt dhe familjarëve te tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 23 pasuri.

ME TE LEXUARAT