"Sa shkoi kursi i euros? Ç’a bëni ju të opozitës?"/ Meta pyet Tedi Blushin në seancën gjyqësore, deputeti: Po protestojmë në shesh

Aktualitet

"Sa shkoi kursi i euros? Ç’a bëni ju të

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Në pritje të nisjes së seancës së themelit, ish-presidenti Meta ka zhvilluar një diskutim me deputetin e PL-së, Tedi Blushi, ku e pyet: “Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove?”

Blushi i përgjigjet: Nuk e di, 85?

Meta: Po, se janë dhe remitancat. Po çfarë bëni ju të opozitës?

Blushi: Protestojmë në shesh.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi shprehet: Po Altin Dumani çfarë bëri, se ato 150 milionë euro që u kapën tani, aty ishin?

Gazetarja Anila Hoxha, e cila po ndjek procesin, bën me dije se të pranishëm janë dy prokurorët, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ndërsa pritet trupa gjykuese.

ME TE LEXUARAT