Gjyqi ndaj Veliajt/ Nis seanca e parë, Ajola Xoxa mungon, avokati: Ia ndaloi mjeku për shkak të shtatzënisë

Aktualitet

Gjyqi ndaj Veliajt/ Nis seanca e parë, Ajola Xoxa mungon, avokati: Ia

Fillon gjyqi në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e parë ai nuk ishte i pranishëm në sallë, ndërsa kishte njoftuar gjykatën përmes një shkrese ku shprehej:
“Nuk kam pasur seancë paraprake”.

Avokatja e tij, Valentina Todoresku, deklaroi:
“I mbrojturi prej meje ka të drejtë. Nuk kemi pasur seancë paraprake. Kemi kërkuar që të na vihen në dispozicion dokumentet. Duhet të na jepen të gjithë fashikujt hetimorë. Jam takuar me të; herën e parë kur shkova ishte i sëmurë me serum.”

Ndërkohë, avokati Maksim Haxhija, i cili përfaqëson bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, njoftoi se edhe ajo nuk mund të ishte e pranishme në seancë.

“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, nuk mund të paraqitet në gjykatë. I kam kërkuar gjithashtu që të më vërë në dispozicion aktet.”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen ndaj Erion Veliajt dhe 17 të pandehurve të tjerë më 9 shkurt.

ME TE LEXUARAT