I dënuar për tjetërsim pronash, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro

Aktualitet

I dënuar për tjetërsim pronash, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zyrtarit Jorgo Goro dhe të pandehurve të tjerë sa i përket vendimit për fajësinë e tyre, duke lënë në fuqi pjesën penale të çështjes.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur të prishë vendimin vetëm për pjesën që lidhet me konfiskimin e pasurisë, duke e kthyer këtë aspekt për rishqyrtim në një shkallë tjetër gjyqësore.

Çështja për të cilën Goro është dënuar me 1 vit e 4 muaj heqje lirie lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Më herët, ai kishte vuajtur edhe 17 muaj burg nga një tjetër dënim për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Gjilekës, në Himarë.

ME TE LEXUARAT