Ambasada Amerikane: DASH shtrëngon vizat për personat që veprojnë në emër të kundërshtarëve të SHBA-së
Lajmifundit
/
23 Prill 2026, 16:34
Politikë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së po forcon rregullat për dhënien e vizave, duke synuar individët që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se masat e reja synojnë rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Detaje të mëtejshme mbi kategoritë e personave që preken nga këto kufizime nuk janë bërë ende publike.


