"Është në gjendje të rëndë", Vuçiç i kërkon Hagës lirimin e kriminelit të luftës në Kosovë, Ratko Mlladiç

Bota

"Është në gjendje të rëndë",

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, është shumë e rëndë, ndërsa ka kritikuar mënyrën e trajtimit të tij në burgun e Hagës.

Mlladiq po vuan dënimin në Haga për krime lufte gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në periudhën 1992–1995.

Vuçiq tha se sipas informacioneve që ka marrë, Mlladiq nuk është në gjendje të lëvizë normalisht dhe është dërguar në spital në gjendje të rënduar, duke theksuar se nuk e kupton pse nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut.

Ai shtoi se, ndonëse nuk është i befasuar nga situata, e konsideron çështjen si humanitare dhe ngriti pyetje mbi trajtimin e të dënuarve në raste të tilla shëndetësore.

ME TE LEXUARAT