Aksidenti hekurudhor me 18 të plagosur në Danimarkë, zbulohet shkaku

Bota

Aksidenti hekurudhor me 18 të plagosur në Danimarkë, zbulohet

Kopenhagen është tronditur nga një aksident i rëndë hekurudhor, ku dy trena janë përplasur “kokë më kokë” rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit, duke lënë 18 persona të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës pyjore në drejtim të stacionit Kagerup, në afërsi të Hillerød. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalet lokale, ndërsa autoritetet konfirmojnë se operacionet e shpëtimit kanë përfunduar.

Sipas policisë dhe ekspertëve hekurudhorë, një nga shkaqet e mundshme të aksidentit mund të jetë gabimi njerëzor, ku drejtuesi i njërit tren mund të mos ketë respektuar sinjalin e ndalimit ose ka pasur problem në sistemin e sinjalistikës.

Në momentin e përplasjes, në të dy trenat ndodheshin 37 pasagjerë. Dëmet materiale janë të mëdha, me kabinat e drejtimit të shkatërruara, por trenat nuk kanë dalë nga shinat.

Autoritetet daneze kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e aksidentit, i cili konsiderohet një ngjarje e rrallë në sistemin hekurudhor të vendit.

ME TE LEXUARAT