I dënuar për vjedhje, kapet i kërkuari 45-vjeçar, i kishin mbetur edhe 16 muaj burg

Aktualitet

I dënuar për vjedhje, kapet i kërkuari 45-vjeçar, i

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi ishte dënuar me burg për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Dh. B., banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendim të datës 18 mars 2026, me 2 vite burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga ky dënim, 45-vjeçarit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT