“Mos më tradhto më ose do të…”/ Detaje horror për vrasjen e 14-vjeçares nga reperi i njohur

Bota

“Mos më tradhto më ose do të…”/ Detaje horror

Detaje të reja dhe të rënda janë zbuluar në lidhje me krimin makabër që tronditu Los Angeles, ku reperi D4vd vrau dhe copëtpoi14-vjeçaren Celeste Rivas duke i ndarë pjesë e trupit të saj në 2 çanta, në tentativë për të fshehur marrëdhënien mes tyre.

“New York Post” shkruan se, reperi – i njohur si David Bear – dhe Rivas u grindën nëpërmjet mesazheve natën para vrasjes sepse e mitura dyshohet se ishte xheloze për marrëdhëniet e këngëtarit me gra të tjera.

“Rivas kërcënoi të zbulonte informacione në lidhje me marrëdhënien e saj me të pandehurin për t’i dhënë fund karrierës së tij dhe për t’i shkatërruar jetën”, del nga hetimet.

Reperi dhe Rivas dyshohet se u takuan në janar 2022 kur kjo e fundit ishte vetëm 11 vjeç, me prokurorët që pretendojnë se të dy filluan një marrëdhënie seksuale në nëntor 2023, kur ajo ishte 13 vjeç dhe ai ishte 18.

Sipas aktakuzës, D4vd përdori një taksi Uber për të transportuar Rivas nga shtëpia e saj në të tijën natën e 23 prillit 2025. Ai më pas e goditi për vdekje me thikë dhe mbeti i palëvizur ndërsa gjaku i të miturës rridhte.

Të nesërmen, ai bleu dhe mori një lopatë, dhe një javë më vonë, porositi dy sharra elektrike nga Amazon, të cilat iu dorëzuan në shtëpinë e tij. Më 5 maj, ai dyshohet se porositi një qese për kufoma, çanta të forta për larje rrobash dhe një “komardare pishinë”, blerje që duket se i ka bërë nën emrin e rremë Victoria Mendez.

Siç përshkruhet në padi, reperi e vendosi trupin e Rivës në pishinën blu të fryrë dhe përdori sharrën elektrike dhe ndoshta mjete të tjera për t’i prerë gjymtyrët, me hetuesit që gjetën fragmente plastike të ngulitura në mbetjet e Rivës që përputheshin me ato të gjetura në pishinën që bleu reperi.

Këngëtari gjithashtu ia amputoi dy gishta sepse kishin tatuazhe me emrin e tij mbi to, këto gishta nuk u gjetën kurrë.

ME TE LEXUARAT