I humbur prej 12 ditësh, Jashar Spaho gjendet i mbytur në lumin Devoll

Aktualitet

I humbur prej 12 ditësh, Jashar Spaho gjendet i mbytur në lumin Devoll

Jashar Spaho, një 70 vjeçar nga fshati Pilur i Devollit, është gjetur i pajetë. Ai rezultonte i humbur prej rreth 12 ditësh dhe familja kishte bërë apel për ndihmë për gjetjen e tij, veç kallëzimit në Polici.

Sot, i moshuari është gjetur i mbytur në lumin Devoll, por nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo Jashar Spaho ka shkuar drejt vetëflijimit. Ai kishte humbur çdo kontakt me familjen prej datës 28 Qershor.

Kur ai u largua nga shtëpia, familjarët njoftuan Policinë në zonën ku jetojnë dhe në Tiranë, për shkak se kishin dyshime se Jashar Spaho mund të udhëtonte drejt kryeqytetit.

Ditën kur humbi kontaktet me familjen, ai ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.

Ata kanë deklaruar se 70 vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë, por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.

ME TE LEXUARAT