TRONDITËSE/ Babai e kërkoi gjithë natën, gjen djalin 23 vjeçar të vrarë brenda liqenit të Shkopetit

Aktualitet

TRONDITËSE/ Babai e kërkoi gjithë natën, gjen djalin 23

Mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Mat është paraqitur shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi Renis Dobra  23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të riut. Pas disa orësh kërkimesh intensive, trupit i pajetë i 23-vjeçarit është gjetur.

Sipas burimeve paraprake, i riu po udhëtonte me automjetin e tij, kur dyshohet se është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave dhe ngjarjes së ndodhur, automjeti ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Shkopetit.

Shërbimet e Policisë, të njoftuara më herët nga familjarët për zhdukjen e 23-vjeçarit, nisën menjëherë kërkimet. Pas disa orësh, trupi i pajetë i të riut është gjetur pranë liqenit, ndërsa automjeti i tij rezulton të jetë fundosur në ujë.

Në lidhje me rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimor. 

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT