Çfarë ndodhi tek mbledhja në Bashkinë e Durrësit, zbardhen DETAJE!Kryeministri kërkoi vetëm...
Ka përfunduar pa praninë e mediave takimi i kryeministrit Edi Rama në bashkinë e Durrësit, pjesë e turit të tij në kuadër të fushatës për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se kryeministri ka kërkuar rifreskimin e strukturave lokale, si dhe ka vendosur detyra konkrete për përmirësimin e punës në terren, me theks të veçantë tek menaxhimi i hapësirave publike.
Ndryshe nga takimet e mëparshme në Vlorë dhe Fier, ku Rama kërkoi publikisht dorëheqjen e drejtuesve lokalë, në Durrës nuk është kërkuar dorëheqja e asnjë funksionari. Kjo tregon një qasje më e matur ose e ndryshuar e kreut të qeverisë për këtë bashki.
Vizitat në terren pritet të vijojnë edhe në qytete të tjera në ditët në vijim, si pjesë e mobilizimit kombëtar për zbatimin e rendit dhe funksionimit të hapësirës publike.