Rama poston pamje nga “21 Dhjetori”: Nuk është më ‘tok e xanun’! 8 grupe arkitektësh po evidentojnë plagët urbane

Politikë

Rama poston pamje nga “21 Dhjetori”: Nuk është më

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetin e tij social Facebook teksa duket hapësira e liruar në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, të cilën e denoncoi pak ditë më parë si “tokë e xanun”.

Ai shtoi se tani janë shpërndarë 8 grupe arkitektësh në territor, që do japin projekt-idetë e tyre për hapësirat urbane dikur të zëna, por tani të liruara nga aksioni i IKMT.

"Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare.

Për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT