VIDEO / I kërkuar nga Interpol për vrasje dhe dyshime për torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi (EMRI)

Aktualitet

VIDEO / I kërkuar nga Interpol për vrasje dhe dyshime për

Në një apartament në lagjen Pinares, në Pereira të Kolumbisë, përfundoi arratia e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet evropiane.

Bëhet fjalë për Florind Ramën, i njohur edhe me pseudonimin Florin Terziu, ndaj të cilit ishte lëshuar një kod i kuq i Interpolit për përfshirje të dyshuar në një rast rrëmbimi, torture dhe vrasjeje të ndodhur në vitin 2022 në Marbella të Spanjës.

 

Gazeta EL TIEMPO mësoi se arrestimi ishte rezultat i një ndjekjeje që zgjati rreth 30 ditë. Një ekip i bllokut të kërkimit të Policisë Metropolitane të Pereira-s dokumentoi lëvizjet e tij në zona si Cerritos, Pinares dhe Álamos, ku ai ndryshonte vazhdimisht automjetet dhe rutinat.

Ky model sjelljeje ngriti dyshimet e analistëve të inteligjencës.

Kur u ndalua, ai tentoi të identifikohej si shtetas gjerman, por hetuesit kishin tashmë informacion për origjinën e tij shqiptare dhe të kaluarën kriminale në Evropë. U zbulua gjithashtu se përdorte të paktën dy pasaporta për të lëvizur në vende si Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania dhe Spanja.

ME TE LEXUARAT