Jo dy dënime për një krim / Kushtetuesja, diskutim për sfidat e parimit të drejtësisë

Politikë

Jo dy dënime për një krim / Kushtetuesja, diskutim për

Ndalimi i gjykimit ose dënimit të dyfishtë për të njëjtën vepër penale u diskutua në një konferencë shkencore organizuar nga gjykata kushtetuese dhe dhomat kombëtare të avokatisë

Parimi ne bis in idem’ garanton që një person nuk mund të përballet më shumë se një herë me drejtësinë për të njëjtën çështje, nëse ka një vendim përfundimtar.

Kryetarja e gjykates kushtetuese, fjona papajorgji, theksoi se sfidë mbetet interpretimi dhe zbatimi i këtij parimi, sidomos në rastet kur ndërthuren juridiksione të ndryshme.

Ndërsa ministri i drejtësisë, toni gogu u shpreh se gjykatat duhet ta zbatojnë këtë rregull sipas standardeve europiane.

Ekspertët theksuan nevojën për bashkpunim dhe dialog mes gjykatës kushtetuese dhe dhomës së avokatisë, për zbatimin sa më koherent të këtij parimi.

Parimi është i parashikuar edhe në kushtetutën e shqipërisë si një garanci për të drejtat e individit.

ME TE LEXUARAT