Rama: Jam i gatshëm të përballem në fushën e fakteve, jo llafeve, korrupsioni po luftohet si asnjëherë

Politikë

Rama: Jam i gatshëm të përballem në fushën e fakteve,

“E vërteta bëhet copash dhe gëlojnë lloj-lloj thashethemesh; shpeshherë të thuash të vërtetën duket si sfidë.

Një miku im po më thoshte: ki pak kujdes, se dukesh arrogant kur thua se Shqipëria ka më pak korrupsion. Unë jam i gatshëm të përballem me këdo për sa kohë jemi në fushën e fakteve; kur futemi në fushën e llafeve, aty është më e vështirë.

Që Berati, falë Ervinit, ka bërë një transformim të madh, nuk e tregon fakti që u bë ministër, por një fakt tjetër: Berati është një territor që ka më shumë të kthyer sesa njerëz që ikin jashtë. Pse kthehen njerëzit?

Sepse Berati u ofron të gjithëve mundësinë që, me punë, të vënë në shfrytëzim qoftë shtëpinë e vjetër në kala, qoftë tokën në fshat, dhe të fitojnë më shumë sesa në vendet e tjera jashtë shtetit. Duke folur për oazin e suksesit, le të hidhen përpjetë sa të duan.

Edhe ky është një sukses, i krijimit; shumë vonë jemi, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që më në fund u krijua një model bashkimi që sjell fuqi: kur vjen puna te shitja dhe prodhimi, rrini veç. Në shitje, sa më shumë të rrini bashkë, aq më shumë do të çoni fitime në shtëpi. Nëse keni 70 e ca dyqane ku secili shet vajin e vet, jeni më të dobët në shitje.

Keni kosto më të larta për të shkuar te blerësi dhe nuk keni kapacitet të negocioni çmime. Ata mund t’jua marrin për një copë bukë”, u shpreh Rama. / TCH

ME TE LEXUARAT