Atentati ndaj Rexhep Ismailit/ Audi i zi i “bllokuar” në skenën e krimit, i përkiste…! Pamje nga vendngjarja

Në pamje duket se një automjet tip Audi i zi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili.
Audi brenda shiritit të verdhë që rrethon skenën e krimit, ndërsa ende nuk dihet nëse ai i përket autorit apo viktimës, apo thjeshtë ishte në vendngjarje në momentin e krimit.

Burime bëjnë me dije se zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie mes palëve.
Sipas informacioneve paraprake, njëra prej palëve ka shkuar në karburantin e vëllezërve “Ismaili” për t’u sqaruar lidhur me konfliktin në fjalë. Debati mes tyre ka degraduar në përplasje fizike, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar.
Burimet thonë se nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një armë automatike, me dyshimin për të goditur personat që kishin mbërritur aty.
Në ato momente, pala tjetër dyshohet se ka hapur zjarr me armë, duke shkaktuar vdekjen e Rexhep Ismailit.
Nga të dhënat e para dyshohet se edhe nga pala e autorëve të dyshuar ka persona të plagosur. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.