Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxhohen nga shteti dhe privati, ky është qëllimi

Dy vilat qeveritare, ajo e Vlorës dhe Velipojës do të menaxhohen nga shteti në bashkëpunim me privatin.
Këtë gjë e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, e cila në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë deklaroi se qëllimi është fitimi dhe jo kalimi i pronës shtetërore drejt privatit.
“Hospitality Albania që menaxhohet nga Koorporata e Investimeve dhe parashikon menaxhimin e dy strukturave të Vlorës dhe Velipojës, të vilave qeveritare. Asetet shtetërotre të shfrytrëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore nuk i transferohet privatit, por vetëm bashkëpunim menaxhimi”, tha Ibrahimaj.
Ministrja më tel foli edhe për çmimin e naftës dhe kritikat ndaj Bordit të Transparencës.
“Bordi i Transparencës nuk ka shërbyer vetëm tani, por edhe gjatë 2022, kur çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm. Është një mekanizëm, që ne si politikë nuk e përdorim, sepse kemi zgjedhur të jemi një ekonomi e hapur, por në disa situata, kemi zgjedhur të mbrojmë interesin publik. Kur publikohen çmimet, ka një formulë, e cila lejon kompanitë që të kenë një fitim, qoftë dhe të vogël dhe që qytetarët të mos rëndohen shumë. Ne shpresojmë që kriza në Lindjen e Mesme të mbarojë sa më parë”, tha ministrja.


