Identifikohet pronari i pitbullit që kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, 87-vjeçari: E mbaja të lidhur…
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 10:31
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në Vlorë, ku një qen i llojit pitbull ka kafshuar në pjesën e kokës një fëmijë 4-vjeçar.
Sipas burimeve nga policia, pronari i kafshës është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 87-vjeçar, i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
I pyetur lidhur me ngjarjen, i moshuari ka deklaruar se qenin e mbante të lidhur në banesë, por ai ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë, duke shkaktuar incidentin e rëndë.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori, e cila pritet të japë vendimin përfundimtar në lidhje me këtë rast.


