Aksident në aksin Ura e Gjoles–Fushë Krujë, humb jetën këmbësorja 83-vjeçare
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 12:53
Aktualitet

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin rrugor Ura e Gjoles–Fushë Krujë.
Sipas policisë, 59-vjeçari A.GJ, banues në Lezhë, u arrestua pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasen N.M., 83 vjeçe, banore e Krujës, e cila ishte këmbësore. Si pasojë e përplasjes, ajo ka humbur jetën ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


