Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së: Prioritet integrimi në BE dhe zgjedhjet

Politikë

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së: Prioritet integrimi në

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, duke dhënë mesazhet kryesore për drejtuesit dhe deputetët socialistë.

Sipas Ramës, fokusi kryesor mbetet punët e Shqipërisë, duke theksuar përparimin në ekonomi dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve: “Kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë se ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.

Kur flet për pagat, njerëzit mund të verifikojnë menjëherë tek vetja dhe tek të tjerët përreth”.

Kryeministri vuri theksin edhe tek integrimi në Bashkimin Europian: “Kjo është sfida e sfidave, jo vetëm për ne, por për një forcë politike që ka fatin e vendit në duar, që të mbyllim kapituj të historisë dhe të vulosim përkatësinë europiane të Shqipërisë”.

Në lidhje me zgjedhjet, Rama nënvizoi nevojën për mobilizim të plotë të Partisë Socialiste në funksion të garës vendore: “Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Sfida jonë kryesore është realizimi i misionit tonë”.

ME TE LEXUARAT