Ishte duke rikonstruktuar banesën, bie aksidentalisht nga skela dhe humb jetën 50-vjeçari në Berat

Aktualitet

Ishte duke rikonstruktuar banesën, bie aksidentalisht nga skela dhe humb

Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Berat ditën e sotme, 12 shkurt, pasi ka rënë nga skela teksa rikonstruktonte një banesë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë.

Dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve ka rënë nga skela shtetasi me iniciale P. M., 50 vjeç, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Berat / Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT