Kush po i vret dhe hedh në det qentë në qarkun e Vlorës?

Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një qen është gjetur i pajetë në bregun e detit.
Sipas dëshmive të personave që kanë qenë në zonë, ka dyshime të forta se kafsha nuk është mbytur, por është vrarë dhe më pas është hedhur në det. Pamjet dhe gjendja në të cilën është gjetur qeni kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa qytetarët kërkojnë reagim nga autoritetet për të zbardhur të vërtetën.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh. Vetëm pak ditë më parë, në Sarandë u gjet një tjetër qen i vrarë dhe i hedhur në det, një ngjarje që shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.
Përsëritja e rasteve të tilla ngre shqetësime për dhunën ndaj kafshëve dhe mungesën e kontrollit apo ndëshkimit për autorët e këtyre akteve. Qytetarët kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe masa konkrete, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos kalojnë në heshtje.


