Kallashin e kishte në çantë, shkoi te arka dhe mori 20 mln lekë, si dështoi përpjekja e 58-vjeçarit për të grabitur filialin e FiBank

Aktualitet

Kallashin e kishte në çantë, shkoi te arka dhe mori 20 mln

Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Raportohet se autori Bardhyl Fusha është futur me një çantë në filialin e FiBank ku brenda saj kishte kallashin.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Kallashin e kishte në çantë, shkoi te arka dhe mori 20 mln

Menjëherë te arka Bardhyl Fusha ka arritur që të marrë shumat e parave. Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit. Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

ME TE LEXUARAT