Kanosi me thikë punonjësen dhe vodhi xhiron ditore në dyqan, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Aktualitet

Kanosi me thikë punonjësen dhe vodhi xhiron ditore në dyqan,

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Tools”, duke vënë në pranga një 42-vjeçar të dyshuar për grabitje me armë të ftohtë.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin në kërkim Bledjan Shkembi, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë, 42-vjeçari dyshohet se më 1 prill 2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, duke kanosur me thikë punonjësen.

Gjatë operacionit u sekuestruan thika dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autori gjatë kryerjes së vjedhjes.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT