Kapet në Athinë shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje nga Interpol Tirana

Aktualitet

Kapet në Athinë shqiptari i kërkuar për tentativë

Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas. Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj 35 vjeç.

Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.

ME TE LEXUARAT