IKMT zbarkon në Dhërmi, do shembë me fadroma objektin me konstruksion metalik në Drimadhë

Aktualitet

IKMT zbarkon në Dhërmi, do shembë me fadroma objektin me

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi këtë mëngjes në zonën e Drimadhës në Dhërmi.

Në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik.

Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.

Mësohet se shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.

ME TE LEXUARAT