Kërcënoi gruan, arrestohet 64-vjecari në Korcë

Aktualitet

Kërcënoi gruan, arrestohet 64-vjecari në Korcë

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi kishte kërcënuar disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Pas kallëzimit të bërë blutë kanë shkuar në lagjen 11 të qytetit ku dhe arrestuan 64-vjeçarin.

Thika u sekuestrua si prove materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.     

 Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta. 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.  

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT