Video/ Qytetari po fliste në celular, nipi i Xhelal Mziut shkon dhe e godet!
Lajmifundit
/
25 Prill 2025, 19:49
Politikë
Dalin pamjet e përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës.
Në videon e publikuar, duket momenti kur para një lokali ka ndodhur përplasja mes punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, Kalosh Murra dhe kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Xhelal Mziut dhe nipit të këtij të fundit, Elson Mziu.
Në pamje duke me shumë gjasa Murra që qëndron duke folur në telefon para një lokali. Derisa në një moment tjetër, një person (edhe ky me shumë gjasa Elton Mziu pasi në video nuk janë vendosur emrat) vjen dhe e shtyn.
Pranë tyre, grumbullohen edhe shumë persona të tjerë.