Rama: Sa të jem unë këtu dhe PS në pushtet, SPAK nuk shkrihet!
Kreu i PS Edi Rama nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me gratë e vajzat socialiste, duke u ndalur tek ecuria e reformës në drejtësi, tha se PD ka deklaruar se do të shkrijë SPAK në 12 maj.
Por, tha Rama, sa të jetë PS në pushtet, nuk do të ketë kthim pas me reformën në drejtësi.
Edi Rama: Historia e drejtësisë ku përfshihen dhe njerëz që kanë pjesë e jona, janë mishërimi e përpjekjes tonë për të krijuar kushtet që të ketë barazi para ligjit. Si ka mundësi që nga 1912 deri para pak vitesh ska pas një ministër të shkojë para prokurorit.
Shumica e shqiptarëve më besuan mua kur ju thosha ma jepni atë timon se nuk e bëj reformën në drejtësi pa shumicën, një drejtësi që nuk do të dijë majtas e djathtas, shikon drejt. Nuk ka më të pandëshkueshëm. Doni që kjo histori të vazhdojë? Doni që barazia para ligjit të jetë një gur që nuk lëviz. Si thotë sot bufi i kënetës se në 12 maj do shkrijë SPAK. Ai s’do shkrijë gjë se në 12 maj do të dalë të thërrasë se ma vodhën votën.
Sa të jem unë këtu, sa të jetë PS forcë e vetme në qeveri sdo ketë hap pas në reformën në drejtësi. Nuk i lihet kjo punë atuyre që do zgjidhen për të qeveris shqipërinë në vitet e ardhshme. Kjo punë zgjidhet duke e fut shqipërinë në BE, në mometin kur shqipëria ulet si zonjë në shtëpine epasur me 27 të tjerët, ska individ të thotë se do e kthejë historinë andej nga ishte, faqja e zezë, e populli ynë vuante si popull i dorës së dytë.
Jam shumë mirënjohës pasi më keni dëgju kushedi sa herë, duruat heroikisht deri tani, kjo tregon se nik ka gjë s enuk e përballoni. Di tju them kaq, mos lini shoqe komshije, krushk, kënd pa taku e pa fol. Dhe sa më shumë burra demokratë nëpërmjet grave të tyre, shoqeve tuaja të paktën vërini në gjumë më 11 maj mos të shkojnë të votojnë.