Këta janë 2 mjekët pediatër që akuzohen se neglizhuan shëndetin e foshnjes 7-muajshe që vdiq në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër më datë 21 korrik, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe është nisur me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia e Gjirokastrës, pas ngjarjes ka nisur një procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni, pasi dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës në dy raste gjatë muajit korrik.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e të miturës.


