Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Aktualitet

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik.

Televizioni shtetëror e tregoi atë teksa përshëndeste besimtarët në një xhami të shtunën, gjatë një ceremonie të mbajtur një ditë para festes Shiite të Ashura-s, shkruan A2.

Dalja e tij në publik dominoi mediat iraniane, ndërsa u transmetuan edhe pamje të mbështetësve që shprehnin gëzim, për shfaqjen e Khameneit.

Ajatollahu duket teksa i drejtohet klerikut të lartë Mahmoud Karimi, duke e inkurajuar të këndoje një këngë patriotike mbi Iranin e cila u bë shumë popullore gjatë konfliktit me Izraelin.  

Shfaqja e fundit jopublike e Khameneit, ishte një fjalim i regjistruar pas armëpushimit që i dha fund luftës së nisur në 13 qershor, e gjatë së cilës u vranë komandantët më të lartë ushtarake dhe shkëncëtarët bërthamorë.  

 

ME TE LEXUARAT