Kompleksi pa leje te Rana e Hedhun/ Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 të pandehurit (EMRAT)

Aktualitet

Kompleksi pa leje te Rana e Hedhun/ Prokuroria e Lezhës dërgon

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona. Nga hetimet e kryera rezulton se në zonën e Ranës së Hedhun është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin. Tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentian Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka, poashtu për të njejtën arsye.

Ndërtuesi Pjetër Tuçi është marrë si i pandehur për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”. Referuar dosjes së procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, të hetuar nga prokurorja Iva Harka, është arritur të provohet se 9 personat kanë konsumuar elementë të veprave penale dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim.

ME TE LEXUARAT