Putin uron Mojtaba Khamenei për zgjedhjen si udhëheqës suprem të Iranit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, uron zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si udhëheqës suprem të Iran, duke theksuar se Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Iranit.
Në një deklaratë të bërë të hënën, Putin i drejtohet Khamenei:
“I dashur z. Hosseini Khamenei, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike të Iranit.”
Presidenti rus shprehu gjithashtu besimin se Khamenei do të vazhdojë veprën e të atit dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave të ardhshme.
Ai ripërsëriti mbështetjen dhe solidaritetin e Moskës ndaj Teheranit, duke deklaruar se Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike të Iranit.
Në përfundim të mesazhit, Putin e konsideroi sulmin ndaj Iranit si një akt të agresionit të armatosur.


