Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojnë dokumente dhe aparate celularë

Aktualitet

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH

Në orët e para të mëngjesit të kesaj të mërkure agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në të paktën 15 ambiente, që dyshohen si të lidhura me hetimet që SPAK po kryen ndaj ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Sipas burimeve, është mësuar se janë sekuestruar shkresa, dokumente dhe aparate celularë, që nga ekstraktimi i të dhënave të rrjedhuara prej tyre mund të rezultojnë informacione të rëndësishme për grupin hetimor.

Sipas të njëjtave burime, kontrollet u janë nënshtruar disa të afërmve të ish- ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në kompani që ata janë zotërues aksionesh. Dy kompani të tilla janë XL Market dhe Hippo Tregu Elektrik.

Këto kontrolle vijnë pasi Prokuroria e Posaçme vendosi të zgjasë hetime me 3 muaj për Belinda Ballukun dhe dy ish varësit e saj, drejtorët e mëparshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli, por edhe të pandehur të tjerë.

Prokuroria e Posaçme i akuzon ata për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në ndërtimin e tunelit të llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT