Zbulohet skema e pastrimit të parave, 4 vëllezërit Pepa në hetim: SPAK sekuestroi 231 pasuri! 69 mln euro investime nga paratë e drogës

Aktualitet

Zbulohet skema e pastrimit të parave, 4 vëllezërit Pepa në

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar detaje të reja mbi aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit të vëllezërve Pepa, të cilët sipas hetimeve të SPAK dyshohet se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë biznesesh dhe pasurish me burim të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Sipas emisionit, grupi ka investuar fitimet e dyshuara në dhjetëra kompani, përfshirë shoqërinë “Pepa Group” dhe subjekte të tjera ndërtimi, hoteliere dhe energjetike, të cilat më pas kanë përfituar edhe tendera dhe leje ndërtimi. Hetimet e SPAK dhe të BKH-së kanë çuar në sekuestrimin e 231 pasurive, përfshirë biznese, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete luksoze, me një vlerë të përllogaritur rreth 12 milionë euro.

Në dosjen hetimore, autoritetet dyshojnë se një pjesë e madhe e pasurive janë regjistruar në emër të familjarëve me të ardhura minimale, ndërsa në praktikë menaxhimi i tyre është kryer nga pjesëtarë të tjerë të familjes. Sipas SPAK, të ardhurat e deklaruara nga punësimi nuk justifikojnë investimet e kryera ndër vite.

Hetimet e mëtejshme po fokusohen në mënyrën e financimit të bizneseve dhe lidhjet e mundshme të tyre me trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa disa prej të dyshuarve janë ende në kërkim.

ME TE LEXUARAT