“Nuk duam uzurpim nga politika e vjetër”/ Koordinatorët hedhin në tryezë planin me 200 përfaqësues

Aktualitet

“Nuk duam uzurpim nga politika e vjetër”/ Koordinatorët

Luciana Kokaj që ka nisur aktivizmin në mbrojtje të pronës në Rrjoll dhe Edviol Kullurin për tokat në Dukat i ka bashkuar në Tiranë grupi nismëtar i protestës Flamingo.

“Unë jam 32 vjeçe, kam një djalë të vogël dhe punoj web developer freelancer, prej 4 muajsh kam stopuar çdo gjë. Në përballje me policinë dhe rojat private në Rrjoll, u ndjeva unë e tërhequr zvarrë nga video në Zvërnec. Nisi spontanisht me kërkesën për të dalë para drejtorisë së policisë dhe çdo gjë është e qytetarëve“, tha Luçiana Kokaj-aktiviste.

“Jemi diku 30-70 veta aktiv por edhe të tjerë më pak aktivë, por ky është shpërthim i popullit me kauza të ndryshme nga krahina të ndryshme”, tha Edviol Kulluri-aktivist.

Në javën e dytë të reagimit qytetar, Edvjoli në emër të grupit koordinues propozoi formimin e një Kuvendi Kombëtar të papolitizuar që të zhvillohet në të njëjtën kohë me protestën, për të mundësuar përbërjen e një qeverie teknike.

“Mendoj të jetë një tryezë popullore me 100 përfaqësues, 200 apo më shumë, ku secili të ndihet i përfaqësuar”, tha ai.

Koordinuesit shqetësohen për ndërhyrjen e përfaqësuesve politikë, teksa thonë se nuk mund të përjashtojnë dot askënd nga protesta, kërkojnë prej tyre distancimin nga partitë.

“Sheshi është i të gjithëve. Por nuk duam të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT