"Bëmë disa përjashtime...", DASH konfirmon heqjen e "non grata"-s ndaj Sali Berishës

Politikë

"Bëmë disa përjashtime...", DASH konfirmon heqjen e

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar nga kufizimet e vendosura ndaj tij nga administrata Biden.

Në një përgjigje për mediet, DASH sqaroi se dhënia e përjashtimeve të tilla i shërben një interesi kombëtar bindës.

"Bëmë disa përjashtime...", DASH konfirmon heqjen e

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”.

Heqja e non grates per Sali Berishen Berishen u njoftua diten e sotme ndersa kishte dite qe perflitej.

Ne oret e paradites vete kreu i PD, e konfirmoi kete fakt ne Kuvend dhe me pas ne selilne e PD, theksoi se nuk kishte qene asnjehere non grata nga SHBA.

Sanksionimi i Sali Berishes dhe familjareve te tij eshte bere ne vitin 2021 me akuzen per korrupsion madhor, por tashme duket se eshte rishikuar.

Procedura

Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi.

Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht lidhen me akuza për korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sjellin ndalim hyrjeje në SHBA për personin dhe familjen e tij, një ëaiver mund të nënkuptojë që:

kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar;

personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike;

ose disa pasoja të përcaktimit pezullohen.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

ME TE LEXUARAT