LAJMI I FUNDIT/ Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302

Aktualitet

.

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle në institucionet e

Policia e Burgjeve po zhvillon në këtë moment kontrolle të imtësishme në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë. Kontrolle blic u zhvilluan gjatë ditës së sotme në të gjitha burgjet e vendit.

Sipas BW kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve. Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.

Këto kontrolle po kryhen, pas skandalit në burgun e Drenovës ku pas një kontrolli të brendshëm u zbuluan shkelje të rënda të rregullave dhe bashkëpunim të mundshëm me të dënuarit. Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, qëndronin në një sektor të vetëm dhe në dhoma ngjitur me njëri-tjetrin  gjë që bie ndesh me rregullat e sigurisë së lartë.

Gjatë një kontrolli në qelitë e tyre u sekuestruan 4 telefona celularë (iPhone dhe Samsung), Karikues dhe kufje me bluetooth. Dyshohet se në burg futeshin edhe femra për shërbime personale të Haxhiut, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT