Ligji i bashkëpronësisë, sa do të paguajmë për administratorin?

Aktualitet

Ligji i bashkëpronësisë, sa do të paguajmë për

Një vit më parë Kuvendi miratoi ligjin për bashkëpronësinë, një nisëm e cila synon që ambientet e përbashkëta të menaxhohen nga një administrator që zgjidhet nga vetë banorët. Por ende sot, nuk kanë dalë aktet nënligjore për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm.

Ervin Demo, ministër i pushtetit lokal, tha se së shpejti do të dalin aktet dhe rregullat e detajuara që çdo familje do të njihet me detyrimet që do të ketë.

“Janë ngritur grupet e punës dhe së shpejti brenda muajit mars dalin aktet nënligjore. Në total janë 7 të tilla. Njëkohësisht po hartohet edhe formula që do të zbatohet mbi detyrimet, që do të kenë familjet për zbatimin në praktikë të këtij ligji”, tha Demo.

Ligji i bashkëpronësisë ka si synim që të përcaktojë pronarin e ambienteve të përbashkëta në pallate. Sot askush nuk mban përgjegjësi për problematikat në sipërfaqet e përbashkëta, tarracë, oborr, ashensor etj.

“Çdo marrëdhënie bashkëpronësie do të jetë sipas një kontrate “tip”, ku rregullat e bashkëpronësisë do të jenë njësoj në çdo bashki. Administratori do të ketë rolin kryesor të këtij ligji. Formula që po hartojmë do të përcaktojë edhe detyrimin minimal që do të duhet të paguajë çdo familje”, tha Demo.

Aktualisht në shumë prej pallateve të reja, menaxhimi i ambienteve të përbashkëta funksionon mbi baza vullnetare. Çdo familje paguan një tarifë që nis minimalisht nga 1000 lekë në muaj.

Por mbetet për tu parë se si do të përllogaritet tarifa që do të përcaktojë qeveria, për aq kohë sa nuk kemi një regjistër të ambienteve të përbashkëta që duhen menaxhuar./Shqip

ME TE LEXUARAT