Lufta kundër korrupsionit, Transparency International: Shqipëria shënoi regres

Aktualitet

Lufta kundër korrupsionit, Transparency International: Shqipëria

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) i Transparency International për vitin 2025 e ka vlerësuar Shqipërinë me 39 pikë, nga 42 pikë që kishte në vitin 2024. Shqipëria ka humbur kështu 3 pikë, duke rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Tirana zyrtare renditej e 80 mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91.

Nga ana tjetër, Kosova po ashtu, ka shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak dhe është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI). Në vitin 2024, Kosova mori vlerësimin më të mirë më 2024 (44 pikë), duke zënë vendin e 73-të në botë. Kjo pasi shënoi një përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit krahasuar me vitin 2023, kur ishte vlerësuar me 41 pikë.

Renditja e vendeve të rajonit për vitin 2025:

-Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar)

-Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar)

-Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë)

-Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).

Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.

ME TE LEXUARAT