Makina përfshihet nga flakët në Kukës, bllokohet rruga drejt Tiranës

Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në Kukës, bllokohet rruga drejt

Një automjet i vogël është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit të Kolshit, në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në zonë malore, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e incidentit, është bllokuar njëra korsi e rrugës në drejtimin Kukës–Tiranë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të kuptuar shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT