"Më e mira është përpara", Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Video nga bisedimet me Sheikh Mohammed Bin Zayed

Aktualitet

"Më e mira është përpara", Rama në Emiratet e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed, gjatë vizitës së tij në Abu Dabi.

Rama e ka përshkruar takimin si miqësor dhe vëllazëror, duke theksuar atmosferën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes palëve.

“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për ata që besojnë te paqja dhe ndërtimi i së ardhmes, më e mira është ende përpara”, shkruan Rama krahas videos.

Vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

ME TE LEXUARAT