Përplasi me makinë disa këmbësorë, arrestohet shoferja 29-vjeçare në Angli!

Një grua 29-vjeçare është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi goditi me makinë këmbësorët në qendër të Londrës në orët e para të së dielës.
Gabrielle Carrington, nga Broadfield Road u akuzua gjithashtu për dëmtim të rëndë trupor me dashje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Metropolitane tha se një grua 30-vjeçare u dërgua në spital ku mbetet në një gjendje kritike për jetën.
Një burrë rreth të 50-ave u dërgua gjithashtu në spital me lëndime. Një grua e tretë, rreth të 30-ave, u trajtua për lëndime të lehta.
Policia Metropolitane tha se incidenti nuk po trajtohej si i lidhur me terrorizmin. Carrington është lënë në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të martën.

