“Mollë sherri” ngacmimi i një vajze? Konflikt mes një grupi të rinjsh në Lezhë, policia në kërkim të tyre

Aktualitet

“Mollë sherri” ngacmimi i një vajze? Konflikt mes një

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 16 prill, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe dhunë mes palëve.

Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për motive të dobëta, konkretisht lidhur me ngacmimin e një vajze, megjithëse rrethanat mbeten ende të paqarta dhe nën verifikim.

Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT