Naim Murseli shfaqet në gjykatë me flokë të mbjellë, Vesa Luma shpërthen me reagimin e saj
Naim Murseli, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje të re – dukshëm me flokë të mbjellë. Detaji i pazakontë ka ngjallur reagime të shumta dhe të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur indinjatën për ndërhyrjen estetike, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim për një krim të rëndë.
Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila ndau një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar:
“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”
Kujtojmë se ngjarja makabre ndodhi në fund të vitit të kaluar dhe tronditi opinionin publik në Kosovë e më gjerë. Hetimet zbuluan se Murseli kishte organizuar vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vijon të jetë në zhvillim.