Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Llogara, ARRSH: Shpërthimi për hapjen e trasesë u krye me sukses
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 19:29
Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se është kryer me sukses shpërthimi sot në zonën e Llogarasë. ARRSH thekson se puna u realizua sipas të gjitha standardeve të sigurisë dhe nuk pati asnjë problem për qarkullimin e mjeteve dhe zonën përreth.
Shpërthimi i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi u realizua për hapjen e trasesë së një prej rrugëve lidhëse me Llogaranë.


